Minatori, strehë e talentëve lipjanas

Minatori, strehë e talentëve lipjanas

Nënkryetari Xhemajli priti në takim zëvendësministrin Hoti

KF Minatori e mbylli me sukses sezonin vjeshtor, duke u renditur në pozitën e tretë në Ligën e Dytë të Kosovës me vetëm dy pikë larg vendit që e dërgon në Ligën e Parë.

Klubi nga Magurja ishin tejet aktivë në këtë merkato, duke ofruar afër vetes talentet me të mirë lipjanas, që jo shumë kohë më parë ishin shtyllë në KF Ulpiana, njofton Ulpianapress.

Mirorganizimi i klubit, që ka për synim kalimin në Ligën e Parë është model për të gjitha skuadrat tjera të këtij rangu! Edhe pse kishte një skuadër shumë stabile, kryesia ka vazhduar me përforcime tjera, duke angazhuar, ndër të tjera edhe kapiteln e Ulpianës, Xhafer Kaleshi, mesfushorin e talentuar Emir Baftiu, sulmuesin Ismail Rexhepi që vetëm për tri ndeshje realizoi 9 gola me KF Lipjanin si dhe gardianin Leart Dugolli.

Duke e ditur pontencialin e këtyre përforcimeve, ato japin garanci që jo vetëm do të jenë shtyllë e KF Minatorit, por që më në fund klubi maguras të inkuadrohet në Ligën e Parë. Synim ky i kahmotshëm i klubit dhe dashamirëve të tij./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)