Ministrat Matoshi e Lluka takojnë degën e AKR-së në Lipjan

Ministrat Matoshi e Lluka takojnë degën e AKR-së në Lipjan

Antoneta Budakova, karateistja më e mirë për vitin 2021

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sot kanë vizituar degën e Aleancës Kosova e Re në Lipjan.

Në takim me strukturat e partisë në Lipjan, kryetari i degës, Fauz Xhemajli ka folur rreth përgatitjeve që po bënë kjo degë në kuadër të procesit zgjedhor, me ç’rast u shpreh se dega e AKR-së është e gatshme për këto zgjedhje dhe do të përkrahë fuqishëm programin qeverisës të koalicionit AKR-NISMA.

Në takim, rreth punës që ka bërë AKR në qeverisjen aktuale foli ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, i cili nder të tjerash deklaroi që ministrat e AKR-së kanë bërë punë të mira dhe kanë qenë shembull të qeverisjes së mirë e transparente.

Mobilizimin dhe fuqizimin e degës së AKR-së në Lipjan e ka vlerësuar lartë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, i cili deklaroi që Lipjani ka qenë bastion i AKR-së që nga themelimi i partisë dhe kështu duhet të vazhdohet ende sepse sipas tij AKR ka punuar dhe do të punojë për zhvillim ekonomik e mirëqenie më të madhe në Lipjan.

Nga ky takim u konkludua që AKR në Lipjan do të bëjë një fushatë dinjitoze duke prezantuar tek qytetarët programin dhe vizionin e Presidentit Pacolli dhe AKR-së për zhvillimin e vendit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)