Ministri Abelard Tahiri përmbush të gjitha obligimet ndaj Agjendës së Reformave Evropiane

Ministri Abelard Tahiri përmbush të gjitha obligimet ndaj Agjendës së Reformave Evropiane

Ka nisur protesta para Qeverisë së Kosovës për rastin “Kumanova”

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka proceduar në qeveri dy pika me të cilat kjo ministri përmbush të gjitha obligimet ndaj Agjendës së Reformave Evropiane.

“Projektligji për Prokurorin e Shtetit dhe Koncept Dokumenti për Suspendimin e Zyrtarëve Publikë, ndaj të cilëve ngriten aktakuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, do ta fuqizojnë edhe më shumë integritetin e institucioneve tona në luftën e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka shtuar se me miratimin e këtyre akteve, Kosova do të ketë një politikë të konsoliduar shtetërore që përçon mesazhin e qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë, pa përjashtim, do të jenë subjekt i tij./Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)