Hamza tha se do të ketë 4 për qind rritje pagash.
Ministri i Financave Bedri Hamza, thotë se nga janari i vitit të ardhshëm do të ketë rritje pagash në vend prej 4 për qind.
Por kur do të jenë përfituesit?
“Do të përfitojnë të gjithë të punësuarit që realizojnë paga përmes buxhetit të Republikës së Kosovës. Rritja e pagave do të jetë në përputhje me rritjen ekonomike, që sipas vlerësimeve tona vlerësohet që të jetë 4 %”, tha Hamza për televizionin 21.
Ai shtoi se janë trajtuar edhe tri skema të reja sociale të cilat janë për personat e pa aftë për të punuar edhe familjarët e tyre, për personat paraplegjik dhe familjarët e tyre si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.
COMMENTS