Ministri i Meksikës: Ndarja e fëmijëve nga prindërit, “mizore dhe çnjerëzore”

Ministri i Meksikës: Ndarja e fëmijëve nga prindërit, “mizore dhe çnjerëzore”

Fisnik Ismajli e duartroket pa zemër letrën e Albin Kurtit

Ministri i Jashtëm i Meksikës Luis Videgaray e cilësoi ndarjen e fëmijëve nga prindërit emigrantë, në kufirin mes SHBA-ve dhe Meksikës, si “mizor dhe çnjerëzor” dhe i kërkoi Shteteve të Bashkuara të rishqyrtojnë praktikën.
Imazhet e botuara këtë javë të fëmijëve dhe të rinjve të ulur në kafaze me dysheme prej betoni, në objektet e strehimit të SHBA-ve kanë nxitur zemërim. Zyrtarët e SHBA-ve kanë mbrojtur masat si një mënyrë për të siguruar kufirin dhe për të penguar hyrjen e paligjshme.
“Kjo është një shkelje e qartë e të drejtave të njeriut dhe i vë fëmijët, duke përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuara, në një situatë të cënueshme”, tha Videgaray në një konferencë shtypi në Mexico City.
Ai shtoi gjithashtu se qeveria meksikane kishte bërë qëndrimin e saj të qartë ndaj administratës së Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe ngriti çështjen edhe me zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)