Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha është përulur sot te varri i ish presidentit Rugova.
Berisha ka thënë se ideali i presidentit Rugova për miqësi me SHBA-në po vazhdon.
“Nderimi që po i bëjmë sot në Ditëlindjen e Tij Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugovës, është nderim i punës dhe angazhimit të tij në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi dhe demokraci, për vendosjen e themelit të shtetit të Kosovës.
President,
Ne vazhdojmë idealin tuaj, dhe sot kemi shtetin e pavarur të Kosovës, shtet sovran të lidhur ngushtë në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në rrugë të qartë drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian.
Përjetësisht falënderues!
Zoti e Bekoftë Kosovën dhe Popullin e saj” shkruan Rrustem Berisha në Facebook./Indeksonline/
COMMENTS