MINISTRI LEKAJ NUK BESON SE THAÇI KA GISHT NË ARRESTIMIN E “GYLENISTËVE”

MINISTRI LEKAJ NUK BESON SE THAÇI KA GISHT NË ARRESTIMIN E “GYLENISTËVE”

Arbëria nuk ndalet, transferon edhe tre lojtarë të huaj

Nënkryetari i AAK-së dhe ministër i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se nuk beson se kreu i shtetit Hashim Thaçi ka gisht në arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq.

“Nuk besoj dhe nuk mund të besoj, meqë ne jemi shtet i pavarur dhe dihet xingjiri komandues”, ka thënë ai.

Ndërkaq sa i përket deklaratave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Lekaj ka thënë se me siguri Haradinaj do të flasë në ditët në vazhdim.

“Ne jemi shtet i pavarur dhe nuk lejojmë që askush të përzihet në punët e brendshme. Me siguri se në ditët në vijim do të deklarohet vetë z. Haradinaj”, ka thënë Lekaj.

Këto komente ai i bëri pas pritjes solemne për Pashkët, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, ku ka qenë edhe Thaçi e Haradinaj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)