MINISTRI LEKAJ TREGON SE KUR DO TË PËRFUNDOJ URA NË AUTOSTRADËN “ARBËR XHAFERI”

MINISTRI LEKAJ TREGON SE KUR DO TË PËRFUNDOJ URA NË AUTOSTRADËN “ARBËR XHAFERI”

Ulpiana nënshkruan me trajnerin e njohur nga Shqipëria

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka vizituar sot segmentin e rrugës nacionale N 2, Kaçanik-Hani i Elezit, ku po ndodhin rrëshqitjet e gurëve dhe dheut, për pasojë të të cilave Ministria e Infrastrukturës e ka mbyllur tashmë këtë rrugë deri në sanimin e plotë të gjendjes.

Duke iu adresuar mediave, ministri Lekaj tha do të vazhdojnë t’i shikojnë të gjitha pikat tjera që rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe të intervenojmë paraprakisht dhe jo pasi të ndodhë ngjarja.

“Këtu jemi që të sanojmë gjendjen sa më parë, mbi bazën e vlerësimeve që do t’i kemi brenda një jave dhe në bazë të fjalës së ekspertëve do të vendosim se si t’i qasemi sanimit të rrugës, pasi ka vështirësuar qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave. Ne dje kemi kontaktuar me Qeverinë e Maqedonisë dhe çfarëdo vendimi që të merret për zhvendosjen e doganave në Glloboçicë, janë dakord si Qeveri e Maqedonisë në mënyrë që të mos kemi vështirësi në komunikim dhe dogana, gjë që varet edhe prej tyre”, tha ministri Lekaj.

Drejtori i Projektit Riyadh Alkhazraji ka thënë se po japin kontributin për të analizuar dhe sanuar gjendjen në mënyrë që pas sanimit të këtij segmenti, kjo rrugë të jetë e sigurt në plan afatgjatë për të gjithë qytetarët, pas mbylljes së saj për qarkullim për shkak të rrezikut për rrëshqitje të dheut.

Ministri Lekaj ka vizituar urën që po ndërtohet në autostradën “Arbën Xhaferi”, e cila është një ndër urat më të mëdha në vend dhe rajon dhe ka parë nga afër punimet që po kryhen në këtë projekt me rëndësi për vendin dhe qytetarët.

Ai është shprehur i kënaqur me punimet në këtë urë, e cila do të jetë edhe pjesa më e veçantë e kësaj autostrade, pasi kjo urë do të jetë më e gjata në rajon dhe pjesë të saj do të jenë të larta deri në 80 metra mbi nivelin e tokës.

“Po habitem me progresin e punimeve, sidomos të kësaj ure që është më e gjata në rajon, me gjatësi prej 5.7 kilometra dhe e tërë kjo urë do të përfundojë me 25 shtator të këtij viti. Ne si ministri do t’u përmbahemi detyrimeve tona që të mos ketë stërzgjatje të punimeve dhe të vijmë në situata çfarë kemi qenë më herët. Ndihem mirë kur në Kosovë ndërtohen rrugë të tilla kualitative dhe me standarde evropiane”, tha ministri Lekaj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)