Ministri Matoshi: Deponia në Harilaq nuk paraqet rrezik për banorët

Ministri Matoshi: Deponia në Harilaq nuk paraqet rrezik për banorët

Për Sadri Shalën, njëqindpërqind e komenteve pozitive

Kundërshtimi i banorëve të Harilaqit dhe i Komunës së Fushë-Kosovës ndaj ndërtimit të një deponie për mbetje të rrezikshme, për çka Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim në muajin maj, e ka çuar ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, te kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha.

Pas takimit, ministri Matoshi tha se me kryetarin Berisha kanë diskutuar rreth shqetësimit të banorëve.

Ministri i Mjedisit tha se në këtë fazë janë duke u bërë vetëm shpime gjeologjike.

“Ne u dakorduam që deri të enjten Komuna të mbajë një seancë dhe të marrë një vendim rreth kësaj çështjeje. Ne si ministri jemi të bindur që kjo deponi nuk paraqet rrezik për banorët. I siguroj ata që asnjë ndërtim që rrezikon banorët e asaj zone nuk do të lejohet”, shtoi ministri Matoshi.

Ndërsa, kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha, tha se çështja e deponisë për materie të rrezikshme në fshatin Harilaq është shumë e ndjeshme dhe delikate për banorët e asaj zone.

“Ne si Komunë kemi bërë kërkesë që lokacioni i asaj deponie të ndërrohet. Ne nuk jemi kundër deponisë por kundër lokacionit të saj. Të enjten do të mbajmë një seancë të jashtëzakonshme ku Asambleja do të marrë një vendim rreth kësaj deponie”, tha kryetari Berisha.

Kryetari i Fushë-Kosovës tha se është diskutuar një propozim që deponia të ndërtohet në një lokacion tjetër, që është rreth 2 kilometra larg Harilaqit.

“Lokacioni i propozuar është atje ku ‘Bechtel- Enka’ ka marrë gurët për autostradë dhe mendoj se është mjaftueshëm larg dhe banorët nuk do të kundërshtojnë këtë lokacion”, tha Berisha.

Lidhur me kundërshtimet e banorëve të Harilaqit, ministri Matoshi e pranoi se nuk ka pasur një informim me kohë, gjë që sipas tij ka shkaktuar këtë keqkuptim.

Edhe kryetari Berisha nuk ishte informuar për vendimin e Qeverisë rreth deponisë. Prandaj, ai i kishte kërkuar sqarime kryeministrit Haradinaj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)