“MINISTRI SEFAJ NUK E DINTE SE GJASHTË TË ARRESTUARIT ISHIN GYLENISTË”

“MINISTRI SEFAJ NUK E DINTE SE GJASHTË TË ARRESTUARIT ISHIN GYLENISTË”

Qershori muaji vendimtar për vizat, në dhjetor mund të lëvizim të lirë

Jetliz Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollit, ka thënë se Agjencia Kosovare e Intelgjencës (AKI) i kishte bërë kërkesë ministrit të Brendshëm, Flamur Sefajt, për arrestimin e gjashtë gylenistëve.

Zyberaj ka thënë se AKI-ja nuk e kishte njoftuar se gjashtë shtetasit turq janë gylenistë. Por, sipas Zyberajt, AKI-ja i kishte thënë ministrit Sefaj se gjashtë shtetasit turq përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.

“Në kërkesë nuk shkruhej për ata persona a janë gylenistë apo erdoganistë, apo se kush janë! Në kërkesën që erdhi në Ministrinë e Punëve të Brendshme është se këta persona janë të rrezikshëm për sigurinë kombëtare”, ka thënë Sefaj, në një intervistë për T7.

Këshilltari i Pacollit ka thënë se ministri Sefaj kishte marrë një letër, me emrat e personave që duhet të arrestohen. /Insajderi.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)