MINISTRIA E KULTURËS NDAN 10 MIJË EURO PËR FONDACIONIN E GRUAS SË BEHGJET PACOLLIT

MINISTRIA E KULTURËS NDAN 10 MIJË EURO PËR FONDACIONIN E GRUAS SË BEHGJET PACOLLIT

Ligjërat e xhumasë sot iu kushtuan Ushtrisë

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me “Ibrahim Kodra- Swiss Foundation” i cili udhëhiqet nga Maria Pacolli, gruaja e Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Kjo ministri për këtë fondacion ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 10 mijë euro.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për aktivitetet e arkitektëve të rinj nga Kosova me rastin e pjesëmarrjes në ngjarjen kolaterale “Neë Urbanistic” në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018, për promovimin dhe përkrahjen kulturore, gjatë vitit 2018.

Sipas njoftimit kryetarja e këtij fondacioni Maria Pacolli, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e dhënë duke theksuar se kjo mbështetje financiare ka rëndësi të veçantë për arkitektët e rinj të cilët do të jenë një përfaqësim i denjë në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)