Mira Tasholli, aderon në PDK

Mira Tasholli, aderon në PDK

Vjedhje në tentativë në Lipjan

Mirishahe (Mira) Tasholli, ish-aktiviste e njohur e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidate për Asamble Komunale në zgjedhjet lokale të vitit 2021, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan. Ky vendim është marrë bashkërisht nga familja Tasholli, dikur një ndër mbështetëset më të mëdha të VV-së në këtë komunë.

Vëllai i saj, Ilir Tasholli, ishte pjesë e Lëvizjes që nga viti 2011 dhe për më shumë se një dekadë kontribuoi si aktivist i dalluar.

Mirishahe Tasholli vjen me një profil të jashtëzakonshëm profesional e arsimor. E diplomuar në Administratë Publike dhe Diplomaci dhe me titullin Magjistre në Marrëdhënie Ndërkombëtare, ajo ka ndërtuar një karrierë solide në institucione të rëndësishme si Kuvendi i Kosovës, Gjykata e Apelit dhe shërbimet sociale e shëndetësore. Ajo është e njohur për mendimin kritik, përgatitjen e thellë në qeverisje dhe përkushtimin në çështjet e të drejtave të njeriut dhe komunikimit publik.

E certifikuar nga institucione prestigjioze si London College dhe organizata që veprojnë në kuadër të NATO-s, Mira përfaqëson një brez të ri të grave lidere që nuk presin, por veprojnë. Ajo ka udhëhequr Sekretariatin e Gruas Aktiviste në VV Lipjan dhe tani, me aderimin në PDK, synon të fuqizojë zërin e të rinjve, grave dhe profesionistëve në jetën politike të komunës.

Me këtë aderim, PDK fiton një profil të ri të angazhuar, të përgatitur dhe të përkushtuar për të sjellë ndryshim me ide e vizion.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)