Kuvendi i Kosovës ka miratuar Raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016.
Kuvendi po ashtu ka miratuar Raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016, edhe pse pati kritika të shumta.
Me 62 deputetë, 53 për, 7 kundër dhe 2 abstenime u votua Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016.
Ndërsa, me 69 deputetë në sallë, votuan Për 68, Kundër 0 dhe 1 Abstenim për Raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016, transmeton Koha.net.
Lumir Abdixhikui, deputet i LDK-së tha se është i kënaqur me mënyrën se si janë menaxhuar kursimet pensionale në vitin 2016.
Dardan Sejdiu nga Vetëvendosje, tha se paratë tona nuk ia besojmë ekonomisë.
Ky raport sipas tij, shpërfaq që Kosova ndonëse ka fonde vazhdon të sillet ne politikbërës si shtet i varfër.
“Fondet pensionale në raport të këtij fondi janë 1.4 miliard euro kursime pensionale të qytetareve, diku 8 përqind të investuara në Kosovë. Prej 1.4 miliard euro 1.3 miliard janë në shtete tjera. 40 për qind ne SHBA dhe 45 për qind në BE”, tha Sejdiu.
Deputeti i NISMA për Kosovën, Enver Hoti tha se NISMA e ka trajtuar këtë raport dhe e mbështet plotësisht edhe sigurinë dhe ruajtjen e këtij kapitali.
“I bëjmë thirrje qeverisë të marrë hapa konkret që investimet te kthehen brenda në Kosovë sepse janë të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
COMMENTS