Misri është një nga drithërat më të njohura në botë.
Është ushqyes, përmban fibra, fosfor, vitaminë C dhe magnez (rreth 10% të vlerës së përditshme për secilin).
Misri është një ushqim i popullarizuar, i shijuar nga njerëzit në forma të ndryshme, si vetëm misër, miell i misrit, gluten misri, drithëra, vaj misri, kokoshka, cornflakes etj.
Përveç se është shumë i shijshëm, misri është gjithashtu i bollshëm në veti ushqyese, transmeton Klan Kosova.
Vetitë ushqyese
Është një ushqim i mrekullueshëm në luftën me kilogramë të tepërt pasi një filxhan misri i zier përmban vetëm 124 kalori.
Misri ka përmbajtje shumë të ulët të yndyrës së ngopur dhe nuk përmban kolesterol.
Përveç kësaj, misri ka sasi të larta të hekurit dhe fibrave, acid folik dhe vitaminë C, B6 dhe B9.
Përfitimet shëndetësore
Rregullon tretjen
Ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
Ul absorbimin e kolesterolit nga trupi
Ndihmon me diabetin dhe kolesterolin
Forcon eshtrat
Ka efekte pozitive në shikim dhe lëkurë
COMMENTS