Miss Universe 2018, rrëfen sulmin e armatosur ndaj saj – (Foto)

Miss Universe 2018, rrëfen sulmin e armatosur ndaj saj – (Foto)

Shala: Jemi krenar me ty Dua Lipa

Miss Afrika e Jugut Demi-Leigh Nel-Peters, kishte fituar simpatinë e jurisë së garës së bukurisë ‘Miss Universe 2018’ me fjalimin e saj për të drejtat e barabarta të grave në vendet e punës si dhe me rrëfimin jetësor tronditës.

ImageBukuroshja, e cila ditë më parë u shpall ‘Miss Universe 2018’, mes tjerash ka rrëfyer për përvojën e tmerrshme vetëm një muaj pasi ishte shpallur si Miss Afrika e Jugut.

Image“Tre meshkuj më kanë hyrë në veturën time dhe më kanë kërcënuar me revole. Ishte tollovi në rrugë dhe kolonë e gjatë. Kanë dashur të më plaçkitin. Më kanë marrë celularin, ndërsa unë kam dalë jashtë veture dha kam filluar të vrapoj nëpër rrugë. Kanë kaluar 20 vetura para se njëri ta ndalte veturën dhe të më ndihmonte”, ka rrëfyer Demi.

ImagePas kësaj, bukuroshja ka themeluar programin ‘Unbreakable’ (e pathyeshmja), në të cilin gratë mësojnë vetëmbrojtjen.

Qëllimi i programit, sipas fjalëve të saj të forcojë gratë fizikisht dhe mendërisht. Manekinia e cila ka diplomë menaxhmenti, po ashtu ka zbuluar se kush ishte inspirimi më i madh në jetën e saj, që është gjysmëmotra e saj.

Image
“Është vajza e babait tim dhe njerkës sime, Franja, e cila është 10-vjeçe. Ka lindur pa trurin e vogël, për çka është e hendikepuar. Ajo është inspirimi im më i madh”, ka përfunduar ajo./ZERI

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)