Mjekë nga Amerika vendosin lule  para shtatores së  Adem Jasharit në Lipjan (Foto)

Mjekë nga Amerika vendosin lule para shtatores së Adem Jasharit në Lipjan (Foto)

Arrestohen dy persona, një në Janjevë e një në Akllap

Organizata Joqeveritare “Kosovo Hope”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Lipjanit, kanë organizuar të marten vizita mjekësore me mjekë nga Amerika për qytetarët e Komunës së Lipjanit.

Mjekët nga Amerika ditën në Lipjan e filluan duke vendosur lule pranë shtatores së Adem Jasharit në Lipjanit, transmeton Ulpianapress.

Sadri Shala, e ka pritur këtë delegacion dhe e ka përshëndetur praninë e mjekëve amerikanë në Lipjan, duke i falënderuar për gatishmërinë e tyre që të ofrojnë përvojën dhe shërbimet e tyre për pacientët.

‘’Në emrin tim dhe në emër të kuvendarëve të PDK-së së Lipjanit ju falenderojë që sot jeni prezent në qytetin tonë, e di që është viti i tretë që po shërbeni në Kosovë andaj ju falenderojë dhe ju dëshirojë punë të mbarë sot në Lipjan’’, ka thënë Shala.

Shala gjithashtu pranoi edhe një dhuratë nga mjekët amerikan si shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyshme që kanë për këto tri vite./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)