Mjekë nga Amerika zhvillojnë kontrolle mjekësore dhe shpërndanë barna falas për qytetarët e Lipjanit

Mjekë nga Amerika zhvillojnë kontrolle mjekësore dhe shpërndanë barna falas për qytetarët e Lipjanit

Imri Ahmeti, kampion edhe në sondazhe

Organizata Joqeveritare “Kosovo Hope”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Lipjanit, kanë organizuar të marten vizita mjekësore me mjekë nga Amerika për qytetarët e Komunës së Lipjanit.

Mjekët amerikanë vizitat e tyre i kanë filluar nga ora 8:00 e mengjesit në ambientët e Amfiteatrit të Shkollës së Mesme Bujqësore, mbrata objektit të Gjimnazit “Ulpiana” dhe po vazhdojnë ende.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale Vlora Limani Hajnuni, gjatë vizitës së bërë këtij aktiviteti ka përshëndetur praninë e mjekëve amerikanë në Lipjan dhe i falënderoj për gatishmërinë e tyre që të ofrojnë përvojën dhe shërbimet e tyre për pacientët e Komunës së Lipjanit.

Ndryshe, një numër i konsideruar i qytetarëve të Komunës së Lipjanit gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar kontrollat tek kjo ekip e mjekëve ku dhe janë pajisur me barna falas.Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 4 people, people smiling, people standing and indoorImage may contain: 4 people, people smiling, people standing and indoor

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)