Komuna e Lipjanit – Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në bashkëpunim me Organizatën Jo Qeveritare “Kosovo Hope”, organizojnë vizitën e ekipit të mjekëve Amerikan për qytetarët e Komunës Lipjanit.
Ekipa e mjekëve Amerikan do të vendoset në ambientin e Shkollës së Mesme “Ulpiana” në Lipjan me datë. 05.06.2018 nga ora 08:00 deri 16:00.
Kjo ekip mjekësore do të përbëhet nga mjekë familjar, pediatër dhe profesionist të tjerë shëndetësor të cilët do të japin shërbime shëndetësore dhe terapia (barnat) e përshkruar nga mjekët do të jepen falas gjatë gjithë ditës.
Të drejtë vizite kanë të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit pa dallim moshe dhe gjinie.
COMMENTS