36 specialistë të Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Abdominale kanë vazhduar grevën, pavarësisht vizitës së Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili. Kërkesa kryesore e këtyre doktorëve është rritja e pagave.
Ismaili me këtë rast ka thënë se problemet nuk arrin t’i rregullojë brenda natës, mirëpo premtoi se çdo gjë do të zgjidhet teksa problemin do ta paraqes edhe në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Pavarësisht gjithë kësaj, mjekët thonë se në rast se n uk ka zgjidhje, greva do të përshkallëzohet edhe tek rastet emergjente./Indeksonline/
COMMENTS