Njëri nga njerëzit më me ndikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Dardan Molliqaj pas mosplotësimit të kushtit që kishte për të qëndruar në VV- moskandidimin e Albin Kurtit për kryetar partie, duket se ka nisur mobilizimin.
Ai ka filluar takimet me disa nga strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gazeta Blic ka siguruar disa fotografi, ku Molliqaj shihet me disa aktivistë të VV-së dhe me disa nga zyrtarët e lartë të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë.
Sipas kësaj fotografie, Molliqaj shihet në takim me ish- kryetarin e Degës së VV-së në Pejë, Avdi Shkrelin, deputetin Ali Lajqi dhe Sali Lukën.
Ndërkohë, burime të Gazetës Blic bëjnë me dije se më tepër se gjysma e Këshillit dhe Kryesisë së VV-së në Pejë janë me Dardan Molliqajn.
COMMENTS