Kategoria e Parë nuk prodhon? Kush tha? Mjafton të punohet dhe të sakrifikohet dhe rezultati vjen.Vjen me KF Arbërinë, vjen me sponsorat e garantuar ‘’Loni Sport dhe Jahir Krasniqin (BABA)’’.
Rastësi? Jo, Arbëria nuk është rastësi. U ngjit në Kategorinë e Parë këtë sezon, por i kishte themelet të forta, skuadër serioze e shumë solide, e përforcuar aty ku duhet.
Klub i shëndoshë, financa të garantuara pa qenë nevoja të trumbetohet për miliona, si dhe lidhjet e duhura, me një Jahir Krasniqi (BABA) që ka sjellë në klub disa lojtarë që ofrojnë spektakël.
Arbëria në fakt nuk po luan vetëm për Dobrajën, por po luan edhe për Lipjanin dhe për krejt komunën në përgjithësi.
Ejani nesër në’’Sami Kelmendi’’ në ora 16:00 dhe binduni në këtë që është shkruar./Ulpianapress/
COMMENTS