Modelja që nuk del në pension

Modelja që nuk del në pension

S’ndalet Arta, poston foto edhe pa të brendshme

Plot 60 vitet që mban mbi shpinë nuk e kanë ndaluar Axelle Doue të zbresë në pasarelë.
Ikona franceze e viteve ’80 nuk ka një faqe në Instagram, por është e kënaqur me faktin se njerëzit e mbajnë mend ende, e në Milano sfiloi për “Daks” me një shpjegim shumë të thjeshtë.
“Jam këtu për të treguar se këto veshje janë perfekte për gratë e çdo moshe”, shpjegon ajo.
Axelle e nisi karrierën në moshën 18-vjeçare thjesht për kuriozitet, por më pas do të kthehej shumë shpejt në një figure të preferuar të firmave të mëdha si Chanel, Armani e Gianfranco Ferré, fustanet e të cilit i adhuron.
Lindja e dy fëmijëve të saj e detyroi të merrte një pushim. “Kur më pyetën nëse doja të rikthehesha, iu përgjigja se kjo më gëzonte shumë, sepse në të vërtetë brenda vetes nuk kisha hequr dorë përfundimisht”.
Në media është folur shumë për të. Ka qenë një prej protagonisteve të projektit të Olivier Saillard “Modelet nuk flasin kurrë”, një performancë që mblodhi 7 ish-top modele, ikona të së shkuarës, për të treguar se nuk janë thjesht “disa manekinë” të cilët mund t’i veshësh, por se kanë një personalitet dhe mënyrë të lëvizjes që mund të përcaktojë suksesin e stilistëve të mëdhenj, falë pozave të tyre apo mënyrave të tjera për të propozuar risinë.
E pyetur se cila ka qenë sfilata më e bukur e jetës së saj, 60-vjeçarja thotë se ka bërë shumë, të gjitha të mrekullueshme dhe e ka të vështirë të zgjedhë një, por shton se ndoshta e tillë mund të jetë pasarela e saj e ardhshme./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)