Moderatorja flet hapur: Drejtori ku punoja më ka ngacmuar!

Moderatorja flet hapur: Drejtori ku punoja më ka ngacmuar!

Duda Balje: Unë e respektoj kodin e veshjes

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut ka qenë Roza Lati.
Roza njihet si një personazh pa komplekse dhe që në intervistat e saj zgjedh të flasi hapur për ceshtje të ndryshme. Moderatoret e kanë pyetur Rozën nëse gjatë karrierës së saj televizive është ndjerë ndonjëherë e kërcënuar apo nëse e kanë ngacmuar.

Roza ka treguar se një episod i tillë i ka ndodhur gjatë kohës që ka qenë moderatore në televizionin Agon Channel.
“Jam ndjerë e ngacmuar. Në Agon Channel drejtori artistik, ishte italian më pa në audicion që unë luaja me kameran dhe më tha : Ti je një bishë e televizionit, të dua këtu.
Më shkruajti inbox në Facebook një poezi në anglisht. Unë i thashë po bëj sikur se kam lexuar këtë. Nga kjo përgjigje imja ai më ktheu mbrapsht çdo regjistrim. Unë për t’i treguar sa e aftë jam, edhe pse rrogën e merrja për një emision bëra dhe 3 të tjerë për t’i thënë atij shiko kush jam unë dhe talentin tim se mohon dot.”,- u shpreh Roza në Thumb. /Blitz.al

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)