Modric: Dua të pensionohem te Reali

Modric: Dua të pensionohem te Reali

Babai iu dënua me burgim të përjetshëm, xhudisti I Kosovës tërhiqet nga gara

Gjatë verës ishte folur shumë për një largim të mundshëm të Luka Modric nga Real Madridi drejt Interit.

Tani së fundmi këtë zëra janë rikthyer, por është kroati që edhe një herë ai që ia mbyll derën klubit zikaltër.

33-vjeçari fitoi të hënën Topin e Artë dhe me këtë rast foli për të ardhmen e tij, duke shprehur kështu dëshirën për të qëndruar te Los Blancos.

“Kam edhe dy vite kontratë shpresoj edhe për një vit tjetër”.

“Klubi ka treguar shumë dashuri dhe do doja të pensionohesha te Interi. Familja ime po kënaqet këtu dhe dua të vazhdoj me këtë klub të madh”, ka thënë Modric.

Kroati i është bashkuar Realit nga Tottenhami në verën e vitit 2012 për 30 milionë euro (33 milionë funte) dhe që nga atëherë ka qenë një nga lojtarët kryesor te skuadrës nga Madridi.

Në këtë sezon Modric është paraqitur në 19 ndeshje në të gjitha garat, por ende nuk ka shënuar ndonjë gol. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)