Luka Modric vazhdon të jetë në ballinat e mediumeve të mëdha pasi Real Madridi e raportoi Interin në FIFA me arsyen se e kishte kontaktuar lojtarin pa e pyetur klubin.
Por, tani mesfushori kroat është duke menduar vetëm për klubin madrilen.
Humbja nga Atletico Madridi ishte e tmerrshme, por numri 10 i Realit është i bindur se skuadra do të rikthehet më e fortë.
Modric ka dërguar një mesazh drejt tifozëve të Real Madridit, përmes rrjeteve sociale.
”Humbje e rëndë, por një humbje nuk e definon këtë skuadër. Është koha të ngritemi dhe të punojmë shumë sikur që kemi bërë gjithnjë”.
Këtë të shtune, fillon La Liga, dhe Realit e ka rastin që ta harrojë humbjen nga Atletico me një fitore ndaj Getafes./IndeksOnline/
COMMENTS