hefja e diplomacisë evropiane, Federica Mohgerini planifikon që para fundit të këtij viti të organizoj takim bashkë me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Takimi, sipas tanjug-ut, do të mbahet në Bruksel në formë të darkës së punës.
Sipas raportimeve, kjo darkë e punës pritet të mbahet më 18 dhjetor, transmeton lajmi.net.
Burimet diplomatikë në Bruksel thonë se ende po punohet në organizim, saktësimi i datës dhe marrja e konfirmimeve për pjesëmarrje në këtë ngjarje.
Takimi i kaluar i gjashtë kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel është mbajtur më 24 maj të këtij vitit po ashtu me iniciativë të zonjës Mogherini.
Ky njëherit do të ishte takimi i parë i kryeministrit Ramush Haradinaj me homologët e tij ballkanik.
COMMENTS