Një person nga Egjipti është arrestuar pasi aktivizoi një lëndë shpërthyese para ambasadës amerikane në Kajro, por që për fat të mirë nuk shkaktoi viktima.
Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Abdullah Ayman Abdel-Sameea, që kishte “përqafuar ideologjinë ekstremiste”, dhe kishte përdorur materie ndezëse gjatë tentimit për të kryer sulm kamikaz para ambasadës amerikane në Egjipt, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij vendi, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Abdel-Sameea që kishte një çantë në shpinë brenda të cilës kishte mjetin shpërthyes, fillon të nxjerr tym dhe të “shpërthen” para kohës së paraparë, duke bërë që ai të “zhduket” nga tymi i bardhë.
Edhe pse thuhet se bombën artizanale që e kishte në çantë shpërtheu, raportohet se nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale, megjithatë autoritetet e sigurisë vepruan shpejt duke arrestuar kamikazin.
COMMENTS