Lionel Messi e ka përjetuar momentin e tij më të vështirë në fanellën e Argjentinës kur ai humbi finalen e dytë me radhë të Copa Americas në vitin 2016, në penallti nga Kili.
Elvio Paolorosso, trajneri i fitnesit të Gerardo Martinos aso kohe, e ka përshkruar momentin e vështirë të Messit pas kësaj humbje zhgënjyese.
”Zhveshtorja pas Copa Americas ishte në gjendje pikëlluese, por më e keqja ishte diçka tjetër”, tha ai.
”Në ora 02:00 në mëngjes, shkova në dhomën e dyçanit dhe e pashë Messin të vetmuar, duke qajtur si një fëmijë, i cili e ka humbur nënën e tij”, tha Paolorrosso.
Image result for messi copa america 2016
”Ai ishte i shkatërruar dhe askush nuk mund ta ngushëllente atë. I dhashë atij në përqafim dhe ne biseduam paksa”.
”Unë e kisha Messin te Barcelona dhe Argjentina dhe unë kam vetëm fjalë të mira për të”.
”Ai është gjithnjë bashkëpunues me të tjerët”, përfundoi ai./IndeksOnline/
COMMENTS