Ky është momenti prekës kur një punonjës i ndihmës britanike u shpëtua nga xhihadistët e lidhur me al-Kaidën, pasi ishte kidnapuar dhe u mbajt për shpërblim në Siri për dy muaj.
Mohammed Shakiel Shabir, nga Birmingham, thuhet se u mor nga një grup i armatosur në Idlib, në Sirinë veri-perëndimore në nëntor, për lirimin e të cilit kërkuan 3 milionë funte.

Në videon e lëshuar nga Hayat Tahrir al-Sham, një grup islamik i njohur edhe si al-Kaeda në Siri, shihet se ai është i shtrirë në dysheme dhe kishte duart e lidhura.

Në video shihet gëzimi i tij, duke mos besuar kur gjendet nga shpëtimtarët./Indeksonline/
COMMENTS