Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata gjatë ditës së sotme u zyrtarizua si lojtar i Atletico Madrid.
Ekipi i Chelseas e huazoi spanjollin në Atletico Madrid për 18 muaj, transmeton Indeksonline.
Por ende pa e vendosur mirë fanellën e Atleticos, Morata i ka dërguar një ‘diss’ ish ekipi të tij, Real Madrid.
Ai ka postuar në Instagram një foto kur ka qenë fëmijë me fanellë të Atleticos duke shkruar: “Me iluzionin e një fëmije”.

Morata dihet se që hapat e parë të futbollit i ka marrë në skuadrën e Real Madrid dhe kjo foto me siguri që nuk do t’i pëlqej aspak Kampionëve të Evropës./Indeksonline/
COMMENTS