Moti në pesë ditët e ardhshme , po vjen një turbullirë nga Atlantiku në vendin tonë

Moti në pesë ditët e ardhshme , po vjen një turbullirë nga Atlantiku në vendin tonë

Shpërthen akademiku shqiptar: A ka mundësi o shtet, të ndërtoni një kullë me…

Ditëve të fundit mbi rajon kanë filluar të shtrihen fusha të presionit të lartë, që do të vazhdojnë të jenë të pranishme edhe ditëve në vijim, deri të premten, derisa nga Mesdheu masa më të ngrohta ajrore do të sjellin mot më të butë gjatë ditës dhe kthjellime, mirëpo në mëngjes do të ketë ngrica.

Të premten do të mbajë kryesisht me diell, por me ngrica në orët e mëngjesit. Të premten në mëngjes në vise të ulëta, vende-vende priten mundësi për mjegull.

Në fundjavë një turbullirë nga Atlantiku, me masa të ftohta ajrore nga Arktiku, do të depërtojë deri mbi rajonin tonë, ku do të sjellë mot me vransira, e gjatë ditës së shtunë, pasdite dhe në mbrëmje do të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa ditën e diel, kohëpaskohe rebeshe të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje, me minimalet që do të luhaten nga -4C deri në +1C, e maksimalet nga 7C deri në 9C. Të dielen maksimalet do të pësojnë rënie deri në +2C.

Era do të fryejë mesatarisht nga jugu-jugperëndimi 1-8m/s. Shtypja atmosferike pasi që është rritur ndjeshëm mbi vlera normale, do të zbres gradualisht nën këto vlera në fundjavë.

Sipas tendencave të fundit, gjatë javës së ardhshme, nga Atlantiku pritet të depërtojnë vorbulla ciklonike përgjatë rajonit tonë, që do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm dhe me të reshura kryesisht të shiut.

Mbetet të shihet ditëve të ardhshme sa janë këto tendenca të besueshme, dhe do të ju mbajmë të informuar.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)