Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Asambelisti i LDK-së: Mjaftë më me këtë strukturë

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kurse mëngjeset do të jenë me ngrica dhe mjegull.

Kjo gjendje meteorologjike do të vazhdojë deri ditën e premte, ku më tej masat e ajrit me origjinë nga juglindja do ta ndryshojnë këtë situatë, duke krijuar kushte për vranësira të dendura dhe reshje shiu, kurse në vise të larta edhe reshje bore

Shtypja e lartë atmosferike do të mbetet e qëndrueshme edhe për 4 ditët e para të javës vijuese. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Të premten kur parashihet të ketë reshje edhe temperaturat minimale do të rriten por që maksimalet do ti ruajnë vlerat e ditëve paraprake. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)