Motra padit vëllain, kërkon hisenë e saj në pronën që ua la babai

Motra padit vëllain, kërkon hisenë e saj në pronën që ua la babai

Vetëaksident në rrugën me katër korsi në Lipjan (Video)

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka dështuar të mbahet seanca në rastin ku i paditur është Hysamedin Peci.
Hysamedinin e ka paditur motra e tij, Shyhrete Peci, lidhur me pronën të cilën sipas padisë ajo e kishte trashëguar nga babai i saj.

Bazuar në këtë padi, Shyhrete Peci kishte banuar në katin e parë të shtëpisë, e cila gjendej në këtë pronë, së bashku me djalin, motrën dhe babanë e saj për të cilin ishte kujdesur deri në vdekjen e tij.

Ajo në këtë shtëpi katin e shtëpisë e kishte trashëguar nga babai i saj, ndërsa në përdhes kishte banuar vëllai i saj, Hysamedini me familjen e tij të ngushtë.

Pas vdekjes së babait, Hysamedin Peci më 2008 kishte paraqitur në Gjykatë padi për vërtetimin e pronësisë në ngastrën kadastrale në vendin e quajtur “Nemanjina“, me kulturë arë në sipërfaqe prej 0.06.60 ha, në zonën kadastrale Mitrovicë e Veriut.

Ndërsa, Shyhrete Peci pasi që kishte kuptuar lidhur me këtë kërkesë të vëllait menjëherë në cilësi të bashkëndërgjyqësit kishte parashtruar kërkesë për vërtetim të së drejtës së pronësisë në një pjesë të ngastrës kadastrale, sepse kjo sipas saj ishte pronë e përbashkët, e saj dhe vëllait, pas vdekjes së babait Bajram Peci.

Sipas padisë, këtë pronë e kishin mbajtur në posedim dhe shfrytëzim të papenguar nga askush (e trashëgonin ) si pasardhës të tij.

Ndërsa pas aprovimit të kërkesëpadisë detyrohet i padituri Hysamedin Peci që paditëses Shyhrete Peci t’i njohë të drejtën e pronësisë në ½ e ngastrës kadastrale në sipërfaqe prej 0.06.60 ha, në vendin e quajtur “Nemanjina” dhe të njohë të drejtën e pronës në shtëpi, si dhe t’i dorëzojë këto paluajtshmëri në posedim dhe shfrytëzim të lire, të qetë e të papenguar.

Për shkak se nuk ishte prezent përfaqësuesi i palës së paditur, Safet Voca, seanca nuk u mbajt.

Gjyqtari Faton Ademi njoftoi në seancë palën e paditur, Hysamedin Peci, që seanca nuk do të mbahej për shkak që përfaqësuesi e kishte njoftuar se kishte një rast vdekjeje dhe nuk mund të prezantonte në seancë.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 31 maj./kallxo.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)