Mourinho: “Bonucci dhe Chiellini duhet të shkojnë të japin mësim në Harvard”

Mourinho: “Bonucci dhe Chiellini duhet të shkojnë të japin mësim në Harvard”

Neymar i thur elozhe Mbappes

Jose Mourinho ka lavdëruar dyshen e mbrojtjes Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini pas humbjes në “Old Trafford”.“Djajtë e Kuq” pësuan një gol të hershëm, saktësisht në minutën e 17’, ishte Paulo Dybala që heshti tifozët në teatrin e ëndrrave.

Pas golit të pësuar, Unitedi tentoi të marrë lojën nën kontroll dhe sulmoi kohë pas kohe portën e Zonjës së Vjetër, por në pamundësi për të krijuar raste të rrezikshme për shkak të mbrojtjes së fortë të Juves.Pas ndeshjes, Mourinho ka lavdëruar në veçanti Bonuccin dhe Chiellinin për të cilët thotë se ‘duhet të shkojnë dhe të japin mësim në Universitetin e Harvardit’.

“Zotëri Bonucci dhe zotëri Chiellini mund të shkojnë dhe të japin mësim në Harvard për mbrojtje. Fantastik, ishin absolutisht fantastik”, deklaroi Mourinho. /Insporti

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)