Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Victor Lindelof mund t’i jepet një rol në mesfushë pasi menaxheri Jose Mourinho e dëshiron në formacionin bazë të ekipit.
Lindelofi ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje që prej transferimit nga Benfica për 30 milionë funte, por ende nuk e ka bindur Mourinhon me performancën e tij.
Në fitoren kundër Swansea Cityt në EFL Cup, 23-vjeçari luajti si qendërmbrojtës, para se të zëvendësohej në humbjen 2 me 1 të Unitedit ndaj Huddersfield Town.
Portugezi i ka ofruar mundësi tjetër mbrojtësit duke e inkuadruar në fitoren 4 me 1 ndaj Newcastle Unitedit, por suedezi ishte fajtor për pësimin e golit të vetëm të shtunën mbrëma.
Manchester Evening News raporton se Mourinho është duke menduar shndërrimin e Lindelofit në një mesfushor, pas rikthimit të Chris Smallingut dhe Marcos Rojos si qendërmbrojtës.
© KOHA
COMMENTS