MOURINHO KA PUNUAR ME DY RONALDOT – CILI MENDON AI SE ËSHTË MË I MIRË

MOURINHO KA PUNUAR ME DY RONALDOT – CILI MENDON AI SE ËSHTË MË I MIRË

Zyrtare: Kosova merr lajm fantastik nga FIFA

Trajneri portugez, Jose Mourinho ka komentuar aftësitë e dy prej sulmuesve më të mirë që ka parë bota e futbollit, Cristiano Ronalds dhe yllit brazilian, Ronaldo.Në një deklaratë të dhënë për një dokumentar në nder të trajnerit Bobby Robson, me të cilin ka punuar te skuadra e Barcelonës në sezonin 1996-1997, Jose Mourinho ka bërë edhe një krahasim mes dy Ronaldove.

Trajneri i Manchester Unitedit ishte ndihmës i anglezit në Barcelonë dhe në atë sezon pati mundësinë të shijojë magjitë e Ronaldos, brazilianit, që shënoi plot 47 gola në një sezon të vetëm, transmeton kp.“Kush ishte më i mirë mes Cristianos dhe Ronaldos? Patjetër Nazario Da Lima”, ka thënë Mourinho.“Është fenomeni i vetëm, më i miri i të gjitha kohërave. Mund të them se mes të dyve nuk kam parë ngjashmëri”, deklaroi portugezi.Marrëdhëniet mes Mourinhos dhe Cristiano Ronaldos nuk janë të mira qëkur këta të dy punonin së bashku te Real Madridi. /Insporti.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)