MPB-ja thotë se gazetarët nuk pengohen nga policia edhe pas orës 22 e 30

MPB-ja thotë se gazetarët nuk pengohen nga policia edhe pas orës 22 e 30

Bëhet e ditur se kur do bëhet tërheqja e fituesve me kuponë fiskal!

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme ka rikonfirmuar se gazetarët dhe punonjësit tjerë të mediave nuk do të gjobiten nga policia edhe pas orës 22 e 30

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga AGK-ja.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar shqetësime nga disa kolegë gazetarë se nga dita e enjte do të gjobiten njëjtë si qytetarët e tjerë nëse shkelin orarin e lëvizjes së lirë. Në lidhje me këtë, AGK menjëherë ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila ka bërë të ditur se nuk ka ndryshuar asgjë në vendimin për lejimin e lëvizjes për gazetarët dhe punonjësit medial”, ka njoftuar AGK-ja.

“Ju njoftojmë se asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim, vlejnë rregullat e deritanishme për zhvillimin e aktiviteteve të tyre”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për AGK-në.

AGK ka bërë thirrje te gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punonjësit tjerë të mediave që të mbajnë me vete ID-në e tyre të punës, e cila dëshmon angazhimin e tyre profesional.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)