Mujota: Më 22 tetor do të fitojmë pa balotazh (Foto)

Mujota: Më 22 tetor do të fitojmë pa balotazh (Foto)

Ismajli: Lavdia u takon atyre që sakrifikuan jetën për liri, kurse neve na mbetet që ta ruajm këtë liri të fituar me gjak

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Shtime ka mbajtur tubim elektoral me nëndegët e Shtimes ku ka prezantuar kandidatët për këshilltarë dhe kandidatin për kryetar Naim Ismajli.

Kryetari i PDK-së në Shtime, Fehmi Mujota falenderoi elektoratin për mbështetjen dhe përcjelljen e aktiviteteve.

“Së bashku me kryetarin aktual, ekipën për Programin Qeverisës dhe kandidatët për këshilltarë, shumë kemi mësuar nga ju, sepse tani ka ndryshuar edhe mënyra e të menduarit, por edhe mënyra e kërkesave që bëhen, prandaj e kemi pa që duhet një forcë e re e ndryshimit për të bërë atë që kërkojnë qyetarët e komunës së Shtimes dhe për te jemi zotuar para secilit prej jush dhe për atë kryetari i Komunës ka marrë zotim nga gjithë ne dhe elektorati i Shtimes se do t’I përgjigjet kërkesave të kohës dhe kërkesave të cilat qytetarët tashmë i kanë shpalosur kudo që jemi takuar me ta, prandaj ju falenderojmë shumë që gjatë kësaj kohe na keni mësuar se cka duhet të bëjmë. Të gjithë ju që keni ardhur që nuk po i zë salla ju falenderojmë shumë, sepse keni dashur ta përcjellni cdo hap tonin dhe të shohin se fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës po ndërtohet vazhdimisht me shtyllat që ka me qytetarët e saj, prandaj fitorja është më se e sigurt, andaj mos harroni se me 22 tetor kemi me fitu pa balotazh dhe nuk ka forcë që e ndal fitoren e PDK-së ” ka thënë Mujota.

Edhe deputeti në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe anëtari i kryesisë së PDK-së në qendër Fatmir Xhelili, ka falenderuar elektoratin për përkrahjen, ai tha se Shtimja është forca e ndryshimit dhe përkrahjes. Kryetari aktual dhe i ardhshëm Naim Ismajli, falenderoi elektoratin e PDK-së për përkrahjen që i dhanë për 17 vjet rresht.

“Ju dëgjuat për të arriturat e Shtimes nga ministri Mujota dhe deputeti Xhelili, mirëpo ajo që dua të theksoj këtu është se thelbi i suksesit që është arritur në komunën e Shtimes është besimi i juaj dhe vota juaj për Partinë Demokratike të Kosovës”. Naim Ismajli ka shpalosur Programi Qeverisës për komunën e Shtimes për mandatin katër vjeçar.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)