Mulliri “Qali” në thasë më shumë miell se sa duhet (Video)

Mulliri “Qali” në thasë më shumë miell se sa duhet (Video)

A e mbani mend fjalimin e Ibrahim Rugovës, që kishte ngritur në këmbë të gjithë deputetët e Parlamentit Evropian?

Një lajm që qarkulloi dje, kinse Mulliri “Qali” afër Lipjanit, po manipulon me kilogramë të miellit nëpër thasë, doli te jetë rrenë e kulluar.

Kjo u vërtetua, edhe nga inspektimi që i’u bë sot këtij mullir nga organet kompetente. Dhe doli, se jo që kishte kilogramë më pak miell në këto thasë, por kishte më shumë rreth 200-300 gramë për thes.

Kjo dëshmon profesionalizmin disavjeçar të këtij mulliri, i cili nuk bie në nivele të ulëta, që për disa qindar gramë miell të luajë me reputacionin që gëzon, jo vetëm në Komunën e Lipjanit, por edhe më gjerë.

Për vërtetësinë e këtij informacioni, Gazeta Ulpianapress, ka siguruar edhe videoxhirime, që shihen gjatë matjes së thasëve të miellit 25 kilogramësh, ku shihet sasia më tepër se sa duhet ta ketë një thes mielli.

Gjithahtu është konstatim shumë i qëndrueshëm, se mielli i mullirit “Qali”,është shumë më cilësor se i çdo mulliri tjetër./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)