Mungesa e mendimit kritik, edukimit dhe arsimit cilësor prodhon e shpërndanë injoroncë

Mungesa e mendimit kritik, edukimit dhe arsimit cilësor prodhon e shpërndanë injoroncë

Kurrikula e re shkollore dhe sfidat për zbatimin e saj

Shkruan: Selatin Retkoceri
Shqipëtarëve në mungesë të mendimit kritik, edukimit e arsimimit cilësor në të gjitha nivelet e shkollimit po iu krijohen kushtet e favorshme për të prodhuar e shpërndarë injorant e injorancë gjithëandej nëpër institucione, shkolla laike, medrese, kolegje, fakultete, parti politike e ma së shumti në objektet e kultit e faltore të përcaktimeve të ndryshme fetare. Në Kosovë ka filluar me të madhe të shpërndahet injoranca në shkollat tona të të gjitha niveleve, dallohet për të keq injoranca që shpërndahet dhe kultivohet nëpër objktet fetare ku predikojnë e mbajnë ligjërata njerzit pa kompetencë e të shkolluar në shumë shtete të lindjes të cilat janë të njohura për shpërndarje të injorancës dhe ekstremizimit fetar të rrezikshëm për paqën e bashkëjetesen ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare.
Gjyshërit e prindërit dikur na thoshin duhet të mësoni shumë, populli ynë ka nevojë për shkollë, dije e kuadro, na kujtohet një mesazh që shpesh e kemi ndëgjuar nga mësuesit, pleqët, intelektualët, prindërit, nga vizionar e misionar të cilët qëllim parësor e kishin shkollimin dhe edukimin e brezave të të rinjëve që ishin të shumët në numër. Na ka mbetur në kujtesë kur na thoshin se ne do të konsiderohemi të ditur e të shkolluar kur nipi apo mbesa për çdo mëngjes dalin në kioskë dhe ia blejnë gazetën gjyshes. Fati i keq i yni është se ka qytete në Kosovë që nipi e mbesa ia blejnë gazetën gjyshërve, por sa ka vlerë kjo kur nipi e mbesa e gjyshërve të shkolluar të cilët vazhdojnë të lexojnë jo vetëm gazetën por edhe libra e romane të shumtë e të ndryshm. E keqja është se nipërit dhe mbesat jo që nuk lexojnë gazetën asnjëherë, por nga një analizë rutinore del se ata në shumicë nuk kanë lexuar kurr as edhe një lektyrë shkollore. Në vitet e 70-ta të fund shekullit të kaluar nxënësit, prindërit, mësimdhënësit e studentët bënin garë me njëri tjetrin duke krahasuar titujt e librave të lexuar, madhësinë e bibliotekave familjare e bibliotekave shkollore dhe numrin e titujve dhe librave të reja. Një biznesmen shqipëtar kishte vendosur ta ndërtoj një shtëpi të madhe në fshat, kishte angazhuar një arqitekt për tia vizatuar projektin. Arqitekti I kishte propozuar investitorit që në njërin prej kandeve më të mira të dhomës së madhe të ditës të vendosej këndi i librave apo biblioteka. Kur këte e kuptoi biznesmeni e urdhëroi arqitektin që në vendin e bibliotekës të vendos një televizor të madh plazma apo LCD i cili do ta zëvendsonte këndin e leximit apo bibliotekën e propozuar koti nga arqitekti i cili del se kishte ruajtur dashuri për librin.
Shqipëtarët për çdo ditë e ma tepër po braktisin librin, shkolla po dobësohet e nënqmohet, mësimdhënsit po ndjehen indiferent e të anashkaluar nga shoqëria, autoriteti po kalon te të pasurit, po qmohet paraja e jo dija, feja po lulëzon dhe po flirton në politikë, klerikët fetar po rimarrin rolin e mësimdhënësve dhe predikuesve jo vetëm në objketet e kultit por gjithëandej në oda, institucione, objekte publike e shtëpi të qytetarëve. Fati është i keq për të gjithë ne që përveq fesë që po shpërndanë injorancë në popull, ka filluar që prej pasluftës e këndej të shpërndahet injoranca edhe në institucionet tona edukative e shkollore, duke provuar që me reforma e kurrikula shkollore të kopjuara nga ish shtetet socialiste të cilat fituan lirinë dhe demokracinë para shtetit tonë.
Sindromi i injorancës në Kosovë ka filluar që në vitet e 90 të fundshekullit të kaluar kur Serbia e ka goditur rënd shkollën shqipe dhe univerzitetin duke na larguar nga objektet shkollore e duke ndalur edhe financimin për të gjithë mësimdhënsit e atëhershëm. Serbia e dinte mirë se sulmi frontal në shkolla do ti kthente shqipëtarët shumë shpejt në injorancën e tyre të cilën e kishin para vitit 1960 e ma herët. Arsimdashësit e shumtë u munduan shumë ta ruajnë së paku ate që ishte arritur për disa vite në arsimim dhe edukim, por kjo ishte thuajse e pamundur në kushtet në të cilat po punohej në vitet 1990/1999.

Më kishte rastisur të lexoj një postim të një mikut tim në facebook i cili kishte shprehur brengen e tij për disa nëna dhe fëmijë nga Kosova, që kishin përfunduar të jetonin në një kamp përqendrimi në Siri. Këto nëna dhe këta fëmijë të pafajshëm po vuanin nga sëmundje të rënda si tifoja e mortaja të cilat kishin ardhur si psaojë e kushteve të vështira të jetës në këto kampe. Sigurisht se unë nuk munda të qëndroj indiferent ndaj kësaj dukurie të shëmtuar dhe shpreha dhimbjen dhe keqardhjen time për këto nëna dhe fëmijë të pafajshëm të cilët po vuajnë shumë nga injoranca dhe papërgjegjësia e baballarëve, burrave të nënave të tyre që i sollën në këte shtet ku luftohet pa kauzë dhe kundër njëri tjetrit. Për këte vlerësim timin u kujdes njëri prej lexuesve të shkrimeve e komenteve të mija dhe nuk ngurroi të më quaj hiq ma pak se “injorant”, bile u kujdes që të më propozoj edhe për “kryetar të injorantëve”. Nocioni injorant para se ti atribohet dikujt, duhet ta njohësh mirë personin apo individin që i atribohesh me fjalën injorant. Shpjegimi i injorancës në kuptimin e plotë mund të bëhet vetëm nga profesionistët dhe njerzit që merren me studime të psikologjisë, etikës, moralit, sociologjisë dhe shkencave sociale. Bindja ime e plotë është se personi që ka përdorur këte fjalë nuk e di kuptimin e injorancës e as të injorantit sepse ndryshe ai nuk do ta përdorte këte fjalë përveq nëse ai vet është injorant.
Duke shfrytëzuar shpjegimet e një mikut tim të facebookut z. Dibran Gashi për injorancën, kuptimin dhe trollin ku gjejmë më së shumti injorant dhe injorancë, po mundohem ti shpjegoj këtij aktivisti, shokut të VV-së se cili është kuptimi i injorancës dhe në cilat shtresa të njerzimit e gjejmë ate më së shumti. Injoranca dhe injorantët ma të famshëm që i njeh njerzimi i gjejmë në shtetet e lindjes së mesme, lindjes së largët dhe në përgjithësi në shtetet me popullsi arabe, kuptohet që injorant ka me bollëk edhe në Shqipëri, Kosovë, Iliridë e Luginë. Injorant ka shumë edhe në Turqi, Bosnjë, Sanxhak e gjithandej ku jetojnë me shumicë muslimanët.
Toleranca fetare gjithandej nëpër botë ka ekzistuar, ka pasur edhe luftra të ashpëra ndërfetare por edhe brenda fesë së njejtë. Neve shqipëtarve fetë na kanë ofruar dhe kemi bashkëjetuar duke kultivuar tolerancë dhe respekt për besimet e njëri tjetrit, ky atribut është pelqyer nga të gjithë dhe jemi lavdruar e respektuar nga popujtë tjerë për respektin ndaj feve të njëri tjetrit. Islami, Krishterizmi dhe Ortodoksizmi janë tri fetë kryesore të shqipëtarëve, duke iu falenderuar islamit që ishte feja më e madhe në numër kanë bashkjetuar edhe fetë tjera në tokat shqipëtare. Viteve të fundit kur injoranca, padituria, ikja nga parimet e islamit tradicional, ndikimet e shteteve arabe, Turqisë e shoqatave të ndryshme ekstremiste, janë vetëm disa nga paralajmrimet se harmonia e deridjeshme fetare po rrezikohet të humbet. Vlera ma e madhe njerzore e civilizuese e shqipëtarve deri sot ishte toleranca, harmonia e bashkëjetesa fetare e cila ka rrezik të prishet tani e këto vitet e fundit e sidomos pas luftes.
Si mund ta kuptojmë injorancën ndryshe përveq me shembuj konkret nga tereni apo vendet ku jetohet, bashkëjetohet, durohet e nuk durohet njëra fe me tjetrën. Botërisht është e njohur se BUDISTËT jetojnë pa probleme me fetë tjera si: SHINTOS, ATEISTËT, HINDUTË, e që të gjitha këto jetojnë mirë me BUDIST. MUSLIMANËT jetojnë apo ndajnë shtetet me HINDUTË, BUDISTËT, KRISHTERËT, ÇIFUTËT, SIKHS, BAHAI, ATEISTËT dhe me të gjithë këta kanë problem, e me shumicën apo me të gjitha këto fe janë në konflikt dhe luftra të përhershme. Ma e keqja është se vet muslimanët po luftojnë ndërmjet veti, ku sektet e ndryshme brenda islamit po zhvillojnë luftra vllavrasëse deri në shfarosje kolektive të komuniteteve të të njejtës fe por sektit tjetër brenda islamit.
Një karakteristikë tjetër interesante është se muslimanët jetojnë por nuk janë të lumtur e të kënaqur me jetën në shtetet e tyre si në: Gaza, Egjipt, Libi, Marok, Iran, Irak, Jemen, Afganistan, Pakistan, Siri, Liban, Nigeri, Keni e Sudan. Në të gjitha këto shtete ka luftra të përgjakshme dhe të gjata, diku luftohet me fetë tjera e diku muslimanët luftojnë ndërmjet veti, që të gjitha këto shtete kanë organizata të rrezikshme terroriste të cilat karakterizohen nga injoranca totale apo ma mirë me thënë i karakterizon fryma kanibaliste, antinjerzore, arkaike, fisnore e gjenocidiale.
Qytetarët e të gjitha këtyre shteteve me të madhe ikun drejt shteteve përendimore, ikun për të gjetur jetë ma të mirë, punë, zhvillim e prosperim për familjet e tyre, ata jo rastësisht gjejnë strehë dhe mbështetje në shtetet si: Australi, Amerikë, Angli, Gjermani, Belgjikë, Francë, Kanada, Suedi, Zvicer, Norvegji e Indi. Është interasante kjo dukuri për popujt e shteteve islame të cilët gjejnë lumturi në të gjitha shtetet që nuk janë islame. Por është e pakuptueshme se si ka mundësi që këta qytetar që ikun me të madhe drejt shteteve të perendimit ku gjejnë lumturinë, por për këte nuk fajsojnë udhëheqjen e shteteve të tyre, por fajsojnë shtetet që ua hapin dyert, tentojnë ti integrojnë, punësojnë, ushqejnë, shkollojnë e ti edukojnë dhe prap i shajnë e mallkojnë por shpesh edhe e terrorizojnë po ate popull dhe shtet që i pranoj si të paftuar në shtetin e vet. Kjo klasë e qytetarëve të pandërgjegjëshëm fajsojnë shtetet në të cilat janë pranuar, integruar dhe kanë arritur një lumturi shumë të munguar në shtetet e tyre. Apsurditeti e injoranca është te ju dhe ata që së bashku erdhët te një shtet ku ju jetoni të lumtur, por bëni gjithëçka që edhe këtu ku keni ardhur ta bëni si vendin tuaj nga ku ikët sepse ishit të pakënaqur dhe kurr nuk përjetuat lumturinë e kënaqësinë që ua dha perendimi. Kjo është injorancë, idiotësi, poshtërsi e paftyrësi që mund të bëjnë vetëm ata që nuk kanë dije, ndjenja, moral, paftyrësi e njerzi.
Të gjithë ne që kemi lindur në fundshekullin e XX dhe po jetojmë edhe në fillim shekullin XXI, i njohim dhe kemi ndëgjuar për shumë organizata terroriste, diktator e diktatura të cilat kanë ekzistuar e vazhdojnë të ekzistojnë në shtetet islame. Këto organizata këta lider diktator dhe ushtritë e tyre diktatoriale kanë shkaktuar e vazhdojnë të shkaktojnë luftra e aktivitetete terroriste të cilat e dëmtojnë më së shumti popullin e vet por dhe popujt tjerë të pafajshëm që bijnë viktimë e terrorit e barbarisë së organizatave të njohura terroriste islame si: ISIS, XHIHADI ISLAMIK, AL-KAIDA, TALEBANËT, HAMASI, HEZBOLLAHU, BOKO HARAM, AL NUSTRA, ABU SAYAF, AL-BADR, VELLAZERIA MUSLIMANE, LASHKAR-E-TAIBA, FRONTI ÇLIRIMTAR I PALESTINËS, AHSARU, XHEMAH, ISLAMIYAH etj.
Po të mos ekzistonte injoranca, analfabetizmi, padituria, arkaizmi e dukuri tjera negative te këto shtete, te popujt dhe te udhëheqjet e tyre, sigurisht se nuk do të kishte nevojë për kaq shumë urrejtje ndërfetare, luftra e konflikte të përgjakshme. Luftra të cilat edhe sot ma shumë se në çdo kohë apo periudhë tjetër historike, po përhapën, po marrin përkrahje e po rrezikojnë të ardhmen e njerzimit e ma së shumti po na vejen keq për vendin tone duke nënkuptuar këtu Shqipërinë Etnike, që quditrisht udhëheqja e tyre po merr kahje të gabuar duke flirtuar me liderin e shtetit turk që synon të jetë Sulltani i Turqisë por edhe lideri kryesor i shteteve të lindjes. Na mbetet të presim dhe të shpresojmë se shqipëtarët do të rilindin edhe njëherë siq kanë rilindur disa here gjatë historisë dhe nuk do të lejojnë ta humbin përkrahjen e përendimit dhe SHBA-së për çka kemi pritur shumë shekuj.
Ma injorancë se kaq sa të rrezikohet miqësia me BE-në dhe SHBA-të nuk di se mund të ketë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)