Kalimi i trenit në një vend ku nuk ka asnjë shenjë që paralajmëron atë, madje nuk ka as ndriçim padyshim se është rrezik i madh për vozitësit e veturave.
Një gjë e tillë po ndodhë në Magure, saktësisht në afërsi të aeroportit apo njohur ndryshe si ‘Baza e KFOR-it’.
Një lexues ka dërguar një video të realizuar para disa minutave në këtë pjesë ku shihet se ka mungesa të shenjëzimit të nevojshëm si dhe të ndriçimit por që treni ka lëvizur në mënyrë normale.
Lexuesi në fjalë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me këtë lëvizshmëri të trenit në një pjesë ku vozitësit e tjerë nuk janë të paralajmëruar.
/Indeksonline/
COMMENTS