Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës u befasua për të mirë në Norvegji.
Ai ka takuar atje ish-presidentin amerikan Bill Clinton, i cili po kryen një turne në Europë për të folur lidhur me të ardhmen e Bashkimit Europian dhe Brexit.
Nga pamjet e publikuar, shihet se Meha ka shtrënguar duart me Clinton.
Clinton, i cili udhëhoqi SHBA’të në dy mandate si president nga viti 1993 deri më 2001, dhe që urdhëroi bombardimin e forcave të Serbisë të udhëhequra nga diktatori Sllobodan Milloshqviçi, shihet të kenë ndërruar disa fjalë me Mehën.
Murat Meha, udhëhoqi Komisionin qeveritar për përcaktimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Puna e tij u kritikua ashpër nga opozita.
COMMENTS