Drilon Musaj ka karrierë të gjatë, e po ashtu edhe shumë vite para vetes në futboll. Musaj megjithatë po i kalon ditët e fundit në futbollin kosovar, përkatësisht në Vala Superligën e Kosovës. Ai e ka ndarë mendjen që të përshëndetet me fushat e futbollit në Kosovë në fund të këtij edicioni. Ka vendosur që të nisë periudhë të re në jetën e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pasi është martuar në dhjetor të vitit të kaluar, Musaj ka vendosur që pas përfundimit të edicionit aktual, 2017\18, të vazhdojë jetën në Finlandë. Në Finlandë synon të vazhdojë edhe karrierën prej futbollisti. Megjithatë synon që përshëndetja me futbollin e Kosovës të jetë e veçantë, me titull të kampionit.
Musaj 23-vjeçar aktualisht është pjesë e Dritës së Gjilanit, që po udhëheq në kampionatin e Kosovës, kur kanë mbetur edhe pak xhiro deri në fund të edicionit. Është prej lojtarëve të dalluar të Dritës.
“Po i luaj ndeshjet e fundit në futbollin kosovar. Është edicioni im i fundit në Kosovë. Plani, por edhe synimi, është që të luaj edhe ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve me Dritën dhe më pas të largohem”, ka thënë Musaj në një bisedë për gazetën… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
COMMENTS