Mustafa: Ata që i gëzohen vrasjes së veprimtarëve tanë, pak e kanë Hagën

Mustafa: Ata që i gëzohen vrasjes së veprimtarëve tanë, pak e kanë Hagën

Një familje shqiptare në Novi Pazar

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në 28 vjetorin e partisë, foli edhe për ndodhitë e mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës, ku për qëllim ishte shfuqizimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special, iniciativë kjo e nisur nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj

Mustafa tha se LDK dhe Grupi Parlamentar i kësaj partie vlerësojnë se drejtësia duhet të zbatohet në të gjitha rastet dhe për të gjithë pa dallim, kështu duke thënë se vendi dje u ballafaqua me hapa të nxituar për shfuqizimin e Ligjit mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Vendi ynë dje u ballafaqua me hapa të nxituar për shfuqizimin e Ligjit mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. LDK dhe Grupi ynë parlamentar vlerësoi se çështjet jetike për ekzistencën e vendit duhet të trajtohen me maturi dhe pa nxitim”, tha ish-kryeministri i vendit.

Ai ka shtuar se themelimin e kësaj gjykatë e kanë kërkuar dhe e kanë shkaktuar të njëjtit që sot organizojnë shfuqizimin e saj.

“E kanë kërkuar dhe e meritojnë ata dhe të sojit të atyre që deklarohen se punë e madhe nëse janë vrarë veprimtarët e LDK-së’. Krimi i bërë ndaj çdo njeriu dhe ndaj çdo qytetari pa marrë parasysh përkatësinë etnike, politike, fetare, është krim që duhet të gjykohet dhe dënohet.”, ka thënë Mustafa, derisa ka shtuar se “të tillët e kanë pak të shkojnë në Hagë”.

Mustafa në festimin e 28 vjetorit të LDK’së, tha se nuk shohin asnjë arsye për shfuqizimin e këtij ligji dhe tha se LDK do të kundërshtojë çdo veprim i cili rrezikon Kosovën dhe e kthen atë në kornizat e Rezolutës 1244.

“Kjo nuk do të thotë se LDK ka qenë e ngazëllyer me këtë gjykatë. LDK nuk ka kërkuar themelimin e kësaj gjykate. LDK ka kërkuar drejtësi”, ka shtuar Isa Mustafa.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)