Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar ndaj iniciativës për shfuqizim të Ligjit për Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se një gjë e tillë është rrënuese për shtetin dhe e dëmshme për drejtësinë, transmeton lajmi.net.“Si kryetar i LDK-së i konsideroj rrënuese për shtetin tonë dhe të dëmshme për drejtësinë iniciativat për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale”, ka shkruar ai në Facebook.
Mustafa thotë se e përkrah plotësisht qëndrimin e grupit tonë parlamentar për këtë çështje. /Lajmi.net/
COMMENTS