Mustafa lajmërohet me telefon nga klinika në Gjermani, uron 10 vjetorin e pavarësisë

Mustafa lajmërohet me telefon nga klinika në Gjermani, uron 10 vjetorin e pavarësisë

Zbulohen detaje të padëgjuara: Kështu ndodhi vrasja e gazetarit Ismail Bërbatovci, ja nga kush ishte ndaluar për të mos u kthyer kurrë

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa nga klinika në Gjermani ku po vazhdon shërimin uron qytetarët e Kosovës me rastin e festës së pavarësisë.
Lideri i LDK’së, ish-kryeministri Isa Mustafa ka uruar 10 vjetorin e pavarësisë.

“Është fitore e përbashkët me miqtë tanë”, tha Mustafa.

“Konsideroj se duhet të jemi unik. Duhet bashkërisht të kapërcejmë edhe disa faza që janë shumë të rëndësishme për ne në jetësimin e të gjitha aspiratave tona që na i ka lanë presidenti Rugova por edhe gjithë luftëtarët e UÇK’së, heronjtë e heroinat tona prandaj në këto momente dhe në këtë përvjetor konsideroj se ajo çfarë na nevojitet, na nevojitet uniteti për çështjet themelore të shtetndërtimit tonë’, tha Mustafa nëpërmjet telefonit për televizionin publik.

Mustafa po qëndron në një spital në Gjermani, ku po vazhdon trajtimin mjekësor.

Në janar të këtij viti Mustafa u shtrua në një klinikë në Gjermani pasi iu komplikua gjendja si pasojë e një gripi.

 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)