Mustafa: Rezultatet e Qeverisë që kam udhëhequr, sot u shpallen të suksesshme

Mustafa: Rezultatet e Qeverisë që kam udhëhequr, sot u shpallen të suksesshme

Isa Mustafës i vdes një person shumë i afërt në familje

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka lavdëruar qeverinë që ka drejtuar për punën që ka bërë, në reformën e të bërit biznes.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se reformat e periudhës mars 2016 deri në mars 2017 dhanë rezultate.

Ky është shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Reformat e periudhës Mars 2016 deri në Mars 2017 sot u shpallën nga MCC -ja se dhanë rezultate të mrekullueshme për Kosovën. Në Qeverinë që e kam drejtuar unë, kemi arritur të përmirësojmë 12 nga 19 treguesit të cilët maten nga institucione të ndryshme ndërkombëtare dhe shfrytëzohen nga MCC-ja për programet e tyre me shtete të ndryshme. Edhe pse arritëm të marrim programin Threshold, sot, janë hapur mundësitë që të fitohet programi Kompakt. Jam mjaft i lumtur që rezultatet e Qeverisë që kam udhëhequr, sot u shpallen si shumë të suksesshme.

Në mandatin tonë:

– Arritëm të përmirësojmë treguesit e Lirisë Ekonomike.

– Arritëm të përmirësojmë treguesit e shtetit të së drejtës, e theksi vihet tek përmirësimi për 23 pikë përqindje të luftës kundër korrupsionit.

– Arritëm të përmirësojmë treguesit kategorisë së investimit në kapitalin njerëzor.

Këto janë rezultate të shtetit të Kosovës. Ato trokasin në ndërgjegjen tonë!

https://www.mcc.gov/who-we-fund/scorecard/fy-2018/XK

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)