Myftiu i madh i Arabisë Saudite, Sheikh Abdullah el-Sheikh, ka thënë se loja e shahut është e ndaluar në Islam, duke thënë se ajo inkurajon bixhozin, që sipas tij është humbje kohe.
Ai ka thënë se “loja e shahut është e përfshirë në lojërat e fatit, është humbje kohë dhe e parave, e cila shkakton urrejtje në mes të lojtarëve”, ka thënë myftiu i madh i Arabisë Saudite, shkruan The Guardian.
El-Sheikh ka thënë se i është referuar ajetit (vargut) në Kur’an, për ndalimin e bixhozit.
Nigel Short, mjeshtri britanik i shahut i tha BBC-së se ndalimi i shahut në Arabinë Saudite do të ishte një tragjedi e madhe.
“Unë nuk e konsideroj shahun të jetë kërcënim për shoqërinë”, ka thënë ai.
“Nuk ka gjasa që vendimi i Al-Sheikh do të zbatohet. Për më tepër, ndoshta ky vendim ishte si opinion këshillues dhe jo dekret formal”, ka thënë Nigel Short për BBC-në.
COMMENTS