Nadal e Sharapova kalojnë me sukses rundin e dytë në “Australian Open”

Nadal e Sharapova kalojnë me sukses rundin e dytë në “Australian Open”

Homazhe për Iniestan, ka gjithandej

Rafael Nadal e kaloi me sukses kundërshtarin e rundit të dytë, Matthew Ebden, 6:3, 6:2 dhe 6:2 në garën e “Australian Open” të mërkurën, në një paraqitje të jashtëzakonshme.

17-herë fituesi i Grand-Slameve nuk e rrezikoi për asnjë moment fitoren, dhe tani në rundin e tretë të garës do të ketë përballë australianin, Alex de Minaur.

Me sete rresht të fitara duelin e përfundoi edhe Petr Kvitova e Republikës së Çekisë kundër rumunes Irina-Camelia Begu, 6:1 dhe 6:3, kurse kampionia Angelique Kerber e Gjermanisë, triumfoi ndaj brazilianes Beatriz Haddad Maia, 6:2 dhe 6:3, transmeton KTV.

E fitore korri edhe ish-fituesja e “Australian Open”, Maria Sharapova, duke e shkatërruar në rezultat Rebecca Peterson nga Suedia, 6:2, 6:1, e në rrethin e tretë përballë do ta ketë tenisten Caroline Wozniacki.

Rusja e listuar e vendit të 30-të që ishte e suspenduar për 15-të muaj për shkak të përdorimit të meldoniumit në vitin 2016-të, fitoi ndaj kundërshtares 23-vjeçare me lehtësi.

Në ballafaqimin e ish-tenisteve numër një në botë, pesë herë kampionia e Grand-Slameve, Sharapova, do ta ketë përballë Wozniackin, që me lehtësi e mposhti Johana Larssonin, 6:1, 6:3.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)