Naim Ismajli i bindur për fitore në Shtime, pavarësisht koalicioneve

Naim Ismajli i bindur për fitore në Shtime, pavarësisht koalicioneve

Sondazhi e nxjerr fitues Naim Ismajlin e PDK-së

Përkrahja që ka marrë kandidati i pavarur në Shtime, Fatmir Rashiti nga LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën, nuk e ka frikësuar kryetarin aktual të Shtimes, Naim Ismajli.
Ai këto koalicione i ka cilësuar si “grupime të individëve të frustruar nga humbja e raundit të parë”.
Ismajli ka thënë për lajmi.net se diferenca nga raundi i parë është e madhe, duke shtuar se përkrahja ndaj PDK-së po rritet.
“Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Shtime, ka dal fituese në zgjedhjet që lam pas, edhe kandidati per kryetar ka një diferencë të dukshëm të madhe në krahasim me kundërkandidatët dhe çdo ditë më shumë përkrahja është më e madhe përkundër koalicionit që është një grup i individëve të frustruar nga humbja e rundit të parë të zgjedhjeve”, ka thënë Ismajli i cili është kryetar aktual i Shtimes.
Sipas Ismajlit, këto koalicionet përfaqësojnë interesat e tyre dhe jo të votuesve.
“Këta individë përfaqësojnë interesat e tyre personale dhe jo të votuesve të tyre dhe votuesit nuk do të ndikohen nga ky koalicion.  Votuesit do të përcaktohet për vlerat programore të cilat ne i kemi dhe besojmë se fuqishem do të na mbështesin”, ka deklaruar Naim Ismajli për lajmi.net
Duhet theksuar se Fatmir Rashiti para kandidimit si i pavarur në këto zgjedhje, ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në zgjedhjet e 22 tetorit bindshëm i pari ka dalur kandidati i PDK-së, Naim Ismajli me 38.65% të votave, kurse kandidati i pavarur Rashiti ka marrë 26.95% të votave.
Balotazhi do të zhvillohet më 19 nëntor.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)